Javier Marías

Javier Marías -bir i filozofit Julián Marías, i njohur për prirjet e tij republikane, dhe i shkrimtares Dolores Franco Marena - lindi në Madrid më 20 shtator 1951. Fëmijërinë iu desh ta kalonte në mërgim, në ShBA, për shkak të përplasjeve politike të të atit, të cilit iu ndalua deri edhe mësimdhënia në universitet, pavarësisht se ishte anëtar i Akademisë Mbretërore të Spanjës. Pas kthimit në Spanjë, Marías mbaroi studimet për letërsi në Universitetin e Complutense-s dhe më pas u zhvendos për dy vjet në Londër, ku dha letërsi spanjolle në Oksford, për të nisur më pas jetën e shkrimtarit profesionist. Në vitin 2006 u bëh anëtar i Akademisë Mbretërore të Spanjës. Është fitues i shumë çmimeve letrare në Spanjë e nëpër botë.

Bibliografia


post image
post image