Dallga e shtatë

Dallga e shtatë

Autor: Daniel Glattauer

Gjinia: Roman

Viti i botimit: 2015

Përktheu: Rezarta Reimann

Nr. faqe: 257

ISBN: 978-9928-176-09-7

Çmimi: 900Lekë

Bli Online

1) Ju i njihni Emi Rothnerin dhe Leo Leiken? Pra, ju e keni lexuar tashmë  “A të kam folur ndonjëherë për erën e veriut?“,  këtë histori të pazakontë dashurie, ku dy njerëz dashurohen duke shkëmbyer mesazhe e-mailesh, por pa e parë kurrë njëri-tjetrin.

2) Për ju historia e Emit dhe Leos ka përfunduar. Ndoshta për ju. Por jo për Emin dhe për Leon!

3) Ju jeni të mendimit se të dashuruarit e meritojnë të paktën një përballje të vetme reale dhe se ky roman e meriton një mundësi të dytë me një tjetër përfundim? Ja ku e keni atë!

4) Ju nuk e keni idenë se për çfarë po flitet? Pra, ju filloni të lexoni “Dallgën e shtatë“ pa ndonjë njohuri mbi erën e veriut? S´ka problem. Ja çfarë duhet të dini:

Leo Leike, pas një viti që ndenji në Boston, kthehet në apartamentin e tij në Vjenë. Aty atë e presin mesazhet e Emi Rothnerit. Të dy e kuptojnë shpejt se ndjenjat ndaj njëri-tjetrit janë ende të gjalla. Ndoshta ata duhet të takohen vërtet një herë të vetme. Por Leoja është i lidhur ndërkohë me një vajzë tjetër, ndërsa Emi është ende e martuar. Gjithsesi, në romanin e ri të Daniel Glattauer-it mësojmë se, kur gjashtë valët e para e kanë shkumëzuar bregun, pritet dallga e shtatë. Dhe ajo gjithmonë të befason me furinë e saj.

 

“Si duhet të vazhdojë më tej me ne, Leo? – Ashtu si tani.

A duhet të vazhdojë historia jonë? – Patjetër.

Në ç’drejtim? – Askund. Thjesht të vazhdojë. Ti jeton jetën tënde. Unë jetoj jetën time. Dhe ç’mbetet, e jetojmë së bashku.“

 

“Një nga dialogët e dashurisë më magjepsëse dhe të mençur të së tashmes.“

Volker Hage, Der Spiegel