Historia e një pulëbardhe dhe e maçokut që e mësoi të fluturonte

historia-e-nje-pulebardhe

Autor: Luis Sepúlveda

Gjinia: Roman

Viti i botimit: 2016

Përktheu: Liviana Kora

Nr. faqe: 120

ISBN: 978-9928-176-22-6

Çmimi: 600Lekë

Bli Online

Historia e një pulëbardhe dhe e maçokut që e mësoi të fluturonte është libri që ka pushtuar zemrat e miliona lexueve të çdo moshe

Pasi u zhyt në një njollë vaji në ujërat e Detit të Veriut, pulëbardha Kengah, gati duke vdekur, ndalon në ballkonin e maçokut Zorba, të cilit i merr tri premtime: të mos e hajë vezën që ajo po lind, të kujdeset e t’i mësojë të fluturojë të voglit që do të lindë. Pas vdekjes së Kengah, Zorba e pret vezën e kur hapet, e fsheh pulëbardhën e sapolindur nga sytë e një komuniteti felin në portin e Hamburgut.

Po si mundet një maçok ta mësojë të fluturojë?

Në një histori që ka  finesën e një përralle dhe forcën e një parabole, shkrimtari i madh kilian prek një nga temat e veta më të dashura: dashurinë për natyrën, bujarinë e painteres dhe solidaritetin, edhe mes të ndryshmish.

 

Lindi në veri të Kilit në 1949, u detyrua të braktiste atdheun për shkak të përfshirjes së tij në aktivitetet politike gjatë lëvizjeve studentore, e cila përfundoi në burgosje nga regjimi i gjeneralit Pinoçet. Për shumë vite udhëtoi nëpër Amerikën Latine dhe Europë, duke punuar në vende të ndryshme. Që nga 1997 Sepúlveda ka jetuar në Gijon, Spanjë. Ky autor ka fituar çmime të panumërta letrare.

“Letërsia është mënyra më e mirë për të zhdukur kufijtë, për të harruar, për të bërë të mundur që njeriu të udhëtojë lirisht në territoret e imagjinatës, në atë territor që nuk njeh as kufij as atdhe”.

Idealit të një letërsie si mision – në mbrojtje të më të dobtëve, të të harruarve të kësaj bote të plagosur – nga këto është frymëzuar Luis Sepúlveda, i konsideruar tashmë si një autor mit i letërsisë amerikano-jugore.