Sofokliu

Sofokliu

Autor: Janis Benekos

Gjinia: Prozë

Viti i botimit: 2016

Përktheu: Llambro Ruci

Nr. faqe: 188

ISBN: 978-9928-176-14-1

Çmimi: 800Lekë

Bli Online

Sofokliu, poeti i dytë i madh i Greqisë së Lashtë, i cili në qendër të veprës së tij vendosi njeriun përballë vetes, me dobësitë dhe forcën  e tij (në dallim nga Eskili që u interesua për fatin e fisit), me fatkeqësitë dhe grackat që i thurte jeta; individin përkundër njerëzve të tjerë, me forcën për të përballuar përndjekjen nga fati, frymëzuar nga ideale të mëdha, nga e vërteta dhe drejtësia.

Leximi i poezisë dramatike të Eskilit, Sofokliut dhe Euripidit, që shijohen e studiohen prej shekujsh në mbarë botën, kërkon përgatitje kulturore dhe njohje të mitologjisë e të historisë antike, çka arrihet me mund dhe në një moshë të caktuar. Por në traditën letrare të botës, për të përqasur edhe të vegjlit me kryeveprat e lashtësisë, për t’ua bërë të lehtë hyrjen në mrekullinë e poetëve të pavdekshëm, për të zgjuar kënaqësi estetike dhe formim artistik, përdoret paraqitja në prozë, siç ka bërë me besnikëri, me shumë shije, freski dhe përkushtim Janis Benekos.

Në këtë mënyrë, me mbresat e leximit, ata vetë më vonë do të hyjnë lirisht në teatrin e hapur të skenës së përjetshme, ku poetët e mëdhenj të lashtësisë greke kanë një vend të parë të nderuar për pasionet  e tyre tronditëse, për thelbin njerëzor dhe idetë e fuqishme.